Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë - dalin pamjet

Kronikë

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë - dalin pamjet

Më: 5 maj 2026 Në ora: 23:44 Përditësuar në ora: 07:18 më 06.05.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky person ishte cak i të shtënave me armë në Pejë

 

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Pejë.

Media mëson se cak i të shtënave ka qenë Uliks Ferizaj, emër i njohur për organet e rëndit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri me dije se janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka të shtëna me armë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka” deklaroi Rugova.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Pamje nga incidenti me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Pejë.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se në vendin ku ka pasur të shtëna ka arritur policia e cila ka po merret me sigurimin e provave.

----

Një incident me të shtëna me armë ka ndodhur sot rreth orës 21:50 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për median zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë ekzaminimet e nevojshme, të lënduar nuk ka, kjo është si info fillestare”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat