Kontrolli rutinë në Pejë zbulon armë në Audi A8 – 24-vjeçari e pranon në vend

Kronikë

Kontrolli rutinë në Pejë zbulon armë në Audi A8 – 24-vjeçari e pranon në vend

Më: 9 maj 2026 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një kontroll rutinë policor gjatë orëve të para të mëngjesit në Pejë ka çuar në zbulimin e një arme pa leje brenda një veture luksoze Audi A8, mëson media nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 01:05, në rrugën “4 Dëshmorët” në fshatin Zllapek të Pejës.

Sipas informatave, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një Audi A8 me ngjyrë të bardhë, ndërsa gjatë bastisjes së veturës është gjetur një armë e tipit “Zoraki” e fshehur te fioka pranë ulëses së pasagjerit.

Burimet bëjnë të ditur se bashkë me armën janë gjetur edhe: një karikator dhe gjashtë fishekë.

Pasagjeri i veturës, Valjet Ahmetaj, rreth 26-vjeçar, dyshohet se e ka pranuar menjëherë para Policisë se arma ishte e tij dhe se nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërkohë, shoferi i veturës, Ajet Ahmetaj, rreth 39-vjeçar, ka deklaruar se nuk kishte njohuri për armën që ndodhej në automjet.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe krimteknika, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

Pas intervistimit në Stacionin Policor në Pejë, me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprën: “Mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat