​Tre të arrestuar në Gjakovë pas përplasjes gjatë detyrës zyrtare

Kronikë

​Tre të arrestuar në Gjakovë pas përplasjes gjatë detyrës zyrtare

Më: 10 maj 2026 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:30, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

Policia njofton se derisa zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës, katër të dyshuar meshkuj kosovarë kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i katërt ka arritur të largohet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat