​Gruaja dyshohet se rrahu bashkëshortin pas një konflikti familjar

Kronikë

​Gruaja dyshohet se rrahu bashkëshortin pas një konflikti familjar

Më: 10 maj 2026 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Dy raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar gjatë 9 majit në Prishtinë, ku në njërin rast një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, ndërsa në rastin tjetër një person është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi vëllain.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:40, pas një mosmarrëveshjeje familjare mes dy bashkëshortëve. E dyshuara ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Palët janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar pak para mesnatës, rreth orës 23:52, ku është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas viktimës, i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte ndaluar nga familjarët, çka më pas dyshohet se ka çuar në sulm fizik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat