Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronikë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

Më: 11 maj 2026 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike në një pompë derivatesh në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 20:00 në Veternik, dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike,” ka deklaruar Pllana.

Ai ka bërë të ditur se të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin, procedurat dhe veprimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat