Kanosën njëri-tjetrin, dy vëllezër arrestohen në Podujevë

Kronikë

Kanosën njëri-tjetrin, dy vëllezër arrestohen në Podujevë

Më: 12 maj 2026 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë vëllezër.

Policia njofton se pas një konflikti verbal, dy vëllezërit dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë ata janë shoqëruar për intervistim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

“Podujevë 11.05.2026-10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë vëllezër, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë kanosur njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat