Burri kanos ish-gruan në Obiliq, përfundon në mbajtje

Kronikë

Burri kanos ish-gruan në Obiliq, përfundon në mbajtje

Më: 12 maj 2026 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar të dielën pasdite në Obiliq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënime.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30. Viktima, një femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 11.05.2026-14:30. Është raportuar se një femër kosovare është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat