Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 14 maj 2026 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një person është plagosur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia, informatat për të shtëna në këtë rrugë i kanë marrë rreth orës 21:40.

"Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën "Ali Sokoli" në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat