Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Kronikë

Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Më: 15 maj 2026 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar të enjten mbrëma në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më dje, rreth orës 21:20, në rrugën “Brahim Ademi”.

Policia njofton se pas një pune operative, janë ndaluar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 14.05.2026 – 21:20. Pas një pune operative janë ndaluar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat