Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për ryshfet u përgjuan për muaj të tërë

Kronikë

Dy mjekët e arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për ryshfet u përgjuan për muaj të tërë

Më: 15 maj 2026 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Dy mjekët e arrestuar së fundmi në Vushtrri dyshohet se kanë qenë nën masa të fshehta hetimore që nga muaji shkurt i vitit 2026.

Sipas burimeve të gazetares së Klankosova.tv, autoritetet hetimore kishin vendosur pajisje përgjimi në dhomat/ordinancat e dy mjekëve brenda spitalit, në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin ndaj tyre.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka qëndruar në hapësirat e spitalit për të tërhequr pajisjet e përdorura për masat e fshehta të vëzhgimit dhe përgjimit.

Bëhet fjalë për mjekët Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat