Arrestohet një 25-vjeçar në Kaçanik, dyshohet për posedim dhe përdorim të armës

Kronikë

Arrestohet një 25-vjeçar në Kaçanik, dyshohet për posedim dhe përdorim të armës

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik pasi dyshohet për posedim dhe përdorim të armës së zjarrit.

Rasti ndaj 25-vjeçarit ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

“Më 02.06.2026, rreth orës 22:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale.

Për këtë, ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat