Hynë në dhomën e gjumit dhe ia hodhën orenditë nga kati i dytë – rast i pazakontë në Gjakovë

Kronikë

Hynë në dhomën e gjumit dhe ia hodhën orenditë nga kati i dytë – rast i pazakontë në Gjakovë

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në fshatin Cerrmjan të Gjakovës, ku një qytetar ka denoncuar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë shkaktuar dëme të pazakonta në brendësi të objektit.

Sipas informacioneve të para, ankuesi ka deklaruar para Policisë se personat e panjohur kanë hyrë në dhomën e tij të gjumit dhe më pas kanë hedhur orenditë nga kati i dytë i shtëpisë në tokë.

Rrethanat dhe motivet e këtij veprimi mbeten të paqarta, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat