Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Kronikë

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka ndaluar një veturë në pikën kufitare në Jarinje.

Në automjetin me targa të Serbisë, sipas forcave të rendit, ishin dy shtetas serbë, e të cilëve u janë gjetur dokumente të falsifikuara.

Sipas raportit 24-orësh, personat janë liruar pas intervistimit, derisa dokumentet janë sekuestruar.

“SPK Jarinje / 03.06.2026 – 13:35. Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të serbisë në të cilën ishin dy meshkuj shtetas të serbisë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur disa dokumente te falsifikuara. Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat