Një viktimë femër, ka rënë sot nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
E njëjta, nuk ka përballuar lëndimet dhe ka vdekur.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, për KosovaPress tha se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti.