Dy raste të asgjësimit të fletëvotimeve në rajonin e Prishtinës, dy persona ndalohen për 48 orë

Kronikë

Dy raste të asgjësimit të fletëvotimeve në rajonin e Prishtinës, dy persona ndalohen për 48 orë

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Deri më tani, në rajonin e Prishtinës janë regjistruar dy raste të asgjësimit të dokumenteve të votimit, një në Drenas dhe një në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personat e dyshuar në këto raste dyshohet se kanë dëmtuar, përkatësisht kanë shqyer fletëvotimet gjatë procesit zgjedhor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar.

Ajo ka bërë të ditur se veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjesim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë,ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat