Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë një grua me një mjet të mprehtë.
Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:05 ku viktima ka raportuar se ishte ndjekur nga një i dyshuar, i cili kishte tentuar ta godiste me një mjet të mprehtë.
Pas raportimit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.