Tre të dyshuar shtetas të huaj janë përfshirë në një rrahje mes vete në orët e hershme të mëngjesit të 13 qershorit në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe shoqëruar tre të dyshuar shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në një rrahje mes vete.
Të përfshirët në rast kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë intervistuar nga policia. Në konsultim me prokurorin, atyre u janë sekuestruar pasaportat për verifikimin e hyrje-daljeve dhe lejeve të qëndrimit në Kosovë.
Policia njofton se pas procedurave fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet përgjegjëse.