Për vrasjen e 27-vjeçarit, dyshohet i afërmi i tij - detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Kronikë

Për vrasjen e 27-vjeçarit, dyshohet i afërmi i tij - detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 13:45 Përditësuar në ora: 20:12 më 14.06.2026
Fotoilustrim

​Ja personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ka humbur jetën i riu 27-vjeçar, Albian Osmanaj. Përveç tij, edhe babai i viktimës, rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime.

Fshati Kobajë ka publikuar në rrjetin social emrin e plotë me fotografinë e të riut i cili humbi jetën sot tragjikisht si pasojë e përleshjeve me mjete të forta.

Në reagimin e komunitetit të këtij fshati, thuhet janë tronditur nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të të riut Albian Osmanaj, djalit të Imri Osmanajt.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e fshatit, të cilët po e përjetojnë rëndë humbjen e një jete të re.

Në një njoftim të publikuar nga faqja “Fshati Kobajë”, thuhet se kjo humbje e rëndë ka prekur jo vetëm familjen Osmanaj, por edhe gjithë komunitetin lokal dhe më gjerë.

“Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Osmanaj dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Ceremonia mortore dhe detajet e varrimit pritet të bëhen të ditura nga familja.

Media raporti gjatë ditës se të dyshuarit, si dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, konfirmuar nga zëdhënësi Ii Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Përleshja fatale në Prizren – ky është i dyshuari për therjen e 27-vjeçarit për vdekje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu.

Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.

Në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet Albatrit Osmanaj, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje. Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Sipas informacioneve të para, konflikti mes familjarëve ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke rezultuar në një fatalitet. Motivi dyshohet të ketë qenë vendosja e emrit të rrugës.

Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy familje të afërta mes vete ishin përfshirë në një përleshje.

Nga ky rast, i plagosur ka mbetur edhe babai i viktimës.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek kjo ngjarje e rëndë, por bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari ishin djem të axhës.

Vrasja në Prizren, babai i viktimës në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren.

Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë.

E po ashtu edhe një person tjetër (babai i viktimës) është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka deklaruar Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu.

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren.

Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë.

E po ashtu edhe një person tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka deklaruar Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu 

----

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike.

Sipas informacioneve të para, konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.

Burimet e sinjalit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi i hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ende nuk dihen motivet që çuan në konfliktin mes familjarëve, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat