Një grua rreth 69-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin e trafikut që ndodhi më herët gjatë ditës së diel në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.
Sipas konfirmimit të Policisë, bëhet fjalë për një vetë-aksident, ku një femër kosovare, që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë, ndërsa një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për trajtimin e rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.