Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Kronikë

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 korrik rreth orës 13:30, ndërsa është raportuar pesë ditë më vonë. Viktima, ka deklaruar se derisa ndodhej në një lokal, është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me konsultimin e të cilit është iniciuar rasti.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat