Sekuestrohet një pistoletë me gaz në Prishtinë, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje

Kronikë

Sekuestrohet një pistoletë me gaz në Prishtinë, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2026 Në ora: 08:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në një shtëpi në rrugën “Beqir Sadiku” në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, e cila sipas policisë ishte jofunksionale.

Rasti ka ndodhur më 9 korrik 2026, rreth orës 15:30, ndërsa arma i është gjetur një të dyshuari mashkull kosovar.

Sipas njoftimit policor, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje”. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Beqir Sadiku, Prishtinë 09.07.2026 – 15:30. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz (jofunksionale). I dyshuari me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat