Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë - njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Kronikë

Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë - njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:50, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim.

“Prishtinë 09.07.2026 – 00:50. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat