Gjendet pa shenja jete shtetasja e Malit të Zi në Banjë të Istogut, rasti po hetohet

Kronikë

Gjendet pa shenja jete shtetasja e Malit të Zi në Banjë të Istogut, rasti po hetohet

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një grua (shtetase e Malit të Zi) është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 në fshatin Banjë të Istogut.

Sipas raportit thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete një femër shtetase e Malit të Zi.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat