60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2367 gjoba

Kronikë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2367 gjoba

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 10:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Janë regjistruar 27 aksidente me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2367 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat