​Arrestohet në Mitrovicë pasi dyshohet se sulmoi të dashurën

Kronikë

​Arrestohet në Mitrovicë pasi dyshohet se sulmoi të dashurën

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 22:00, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat