Dhunë në familje në Pejë: I dehuri rrah gruan, arrestohet

Kronikë

Dhunë në familje në Pejë: I dehuri rrah gruan, arrestohet

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 09:04
Fotoilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e 11 korrikut në Pejë, pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Pejë 11.07.2026, 21:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishe shkaktuar dhune psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat