Shtatë persona përfshihen në një rrahje në Gjakovë

Kronikë

Shtatë persona përfshihen në një rrahje në Gjakovë

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 09:09
Fotoilustrim

Shtatë persona janë arrestuar të shtunën mbrëma në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 22:05. Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.

“Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor pas incidentit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat