​Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Kronikë

​Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 16:34
Ilustrim

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas policisë, operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes që kishte ndodhur më 10.07.2026 në Obiliq.

“Personi i dyshuar, N.H., mashkull, 47 vjeç, është arrestuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar”, njofton policia.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat