Arrestohet në Stanqiq një shtetas i huaj, dyshohet për kanosje ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Kronikë

Arrestohet në Stanqiq një shtetas i huaj, dyshohet për kanosje ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 13 korrik 2026 Në ora: 08:41
Ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën Kufitare të Stanqiqit, pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale "Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës".

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 12 korrik 2026, bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I dyshuari dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, kishte kryer veprën penale për të cilën po hetohet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Raporti: 

DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat