Një person është arrestuar në Obiliq pasi ka pranuar se ka kryer një vjedhje që kishte ndodhur më 10 korrik 2026 në rrugën "Hasan Prishtina".
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur më 12 korrik 2026 në stacionin policor, ku ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Raporti:
VJEDHJE Rr. Hasan Prishtina, Obiliq / 10.07.2026 – 09:30. Me datë 12.07.2026 në stacion policor është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka kryerjen e veprës së lartcekur. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.