Dalin detaje të reja nga Peja ku mbeti i plagosur një person

Kronikë

Dalin detaje të reja nga Peja ku mbeti i plagosur një person

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 23:54
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.

Ngjara ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë. Media mëson se i plagosur është Suad Kelmendi nga qyteti i Pejës.

Media nga burimet e vetë mëson se viktima është plagosur në parkingun e automjeteve.

Lidhur me rastin janë deklaruar dhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nga Prokuroria thonë se tashmë dy prokurorë dhe njesitë tjera relevante janë në vendngjarje. Po ashtu ndaj të dyshuarit në këtë rast ka nisur një operacion kërkimi.

Lidhur me këtë lajm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat