Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 09:24
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se tentoi të kryejë grabitje në një argjendari.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:09 në rrugën "Shatërvani".

Nga i dyshuari janë sekuestruar një revole, një kapelë e zezë, një skuter dhe një çantë krahu.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat