Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Babush të Ferizajt nën dyshimin për kanosje, posedim ilegal të armëve dhe dëmtim të pasurisë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24-orësh.
Sipas organit të rendit, pas arrestimit janë sekuestruar katër pistoleta, pesë karikatorë dhe 98 fishekë të kalibrit 9x19 milimetra.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.