Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 08:39
Fotoilustrim

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, shtetase të Shqipërisë, në autostradën Ferizaj–Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 05:40, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Autostrada Ferizaj- Prishtinë 14.07.2026-05:40. Është raportuar se viktima femër shtetase e Shqipërisë, pas një mos marrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat