Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

Kronikë

Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 15:17
Fotoilustrim

Policia e rajonit të Pejës ka dhënë detaje lidhur me vjedhjen e rëndë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku një mërgimtareje dyshohet se iu vodhën 94 mijë franga nga valixhja e saj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Pos tjerash, ai deklaroi se viktima është intervistuar nga ana e autoriteteve.

Ndërkohë bëri të ditur se ende nuk ka të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat