​Shoferi e ngiste veturën 117 km/h në zonë ku lejohet 60 km/h, gjobitet dhe i merret patentshoferi

Kronikë

​Shoferi e ngiste veturën 117 km/h në zonë ku lejohet 60 km/h, gjobitet dhe i merret patentshoferi

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 19:38
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një shofer që u kap duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë.

Sipas policisë, rreth orës 09:05 në fshatin Serbovc është ndaluar një veturë e tipit Audi Q5 me targa të huaja, e drejtuar nga M.H. (1999).

Shoferi po lëvizte me shpejtësi prej 117 km/h në një segment rrugor ku kufizimi maksimal është 60 km/h.

Për këtë shkelje, atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh dhe i janë regjistruar tri pikë negative.

Gjithashtu, policia i ka ndaluar drejtimin e automjetit për një periudhë prej tre muajsh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat