U pa në video duke shtënë me armë në ajër, policia e gjen të dyshuarin dhe ia sekuestron revolen

Kronikë

U pa në video duke shtënë me armë në ajër, policia e gjen të dyshuarin dhe ia sekuestron revolen

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 10:27
Fotoilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar një revole nga një person, i cili është parë në një video duke shtënë me armë zjarri në ajër.

I dyshuari, njofton policia, ka posedon leje për revolen, dhe, rasti shkon në procedurë të rregullt.

‘’PËRDORIM I ARMËS SË ZJARRIT

Fsh. Shirokë, Suharekë 07.11.2025 – 13:00. Njësitet e hetuesisë kishin pranuar një video ku shihej   një i dyshuar duke shtënë me arme zjarrit në ajër. Lidhur me rastin  me datë 17.07.2026  kanë arrit që ta identifikojnë dhe shoqërojnë në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar. Nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole për të cilën posedon leje. Me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt’’, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat