Policia sekuestron armë dhe drogë në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë

Policia sekuestron armë dhe drogë në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 09:26
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi policia gjatë kontrollit i gjeti një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike dhe dy thika.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në rrugën "Llapi".

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka iniciuar rast për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat