Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Kronikë

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 10:07
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të një veture.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30. Fillimisht, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën, e cila ndodhej në veturë.

Në momentin kur viktima ka tentuar të largohej, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat