Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Kronikë

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 10:15
Policia

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, rreth orës 02:30, të dyshuarit, shtetas të Kosovës, janë ndaluar teksa po lëviznin me një automjet.

Gjatë kontrollit të veturës, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi kërpudhash, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejshme, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat