Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të tyre

Kronikë

Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të tyre

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 17:15
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të dyshuar për “Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni për arrestimin e të dyshuarit është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Pas pranimit të informacioneve në lidhje me veprimet e një personi të dyshuar, me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale ’Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi’ dhe ‘Mashtrim’, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit të lartcekur mashkull kosovar”, tha Policia.

Në njoftim theksohet se i lartcekuri dyshohet se kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, “ku me këtë rast e ka dëmtuar ankuesin në vlerë rreth 500.000 EURO”.

Lidhur me rastin për të gjitha veprimet është informuar prokurori kompetent ku me vendim të të cilit pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari i lartcekur është ndaluar për 48 orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat