​Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Kaçanik

Kronikë

​Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Kaçanik

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 22:49
Ilustrim

Sot, në stacionin policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Sipas policisë, pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, analizimit të provave materiale dhe punës operative në terren, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R., 21 vjeç.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më 05.08.2026, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më datën 08.07.2026”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat