Tre persona arrestohen në Drenas pas një përleshjeje në komunikacion

Kronikë

Tre persona arrestohen në Drenas pas një përleshjeje në komunikacion

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 11:32
Fotoilustrim

Tre persona janë arrestuar në Drenas pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30. Të arrestuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj.

Si pasojë e sulmit, dy shtetasit e Kosovës kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat