Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura në Malishevë dhe Gjilan

Kronikë

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura në Malishevë dhe Gjilan

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 11:38
Ilustrim

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës, në Malishevë dhe në rajonin e Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Malishevë, më 6 gusht rreth orës 22:00, një burrë ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në rajonin e Gjilanit. Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti në Gjilan është evidentuar më 2 gusht, ndërsa në raportin policor nuk janë dhënë detaje për kohën e saktë të incidentit.

Policia nuk ka bërë të ditura të dhëna të tjera për identitetin apo vendndodhjen e vajzave, ndërsa të dyja rastet mbeten nën hetime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat