Një zarf me 3.800 euro u dorëzua në polici në Gjakovë, nga një qytetar, të enjten.
Atë e kishte gjetur bashkëshortja e tij brenda hapësirave të një institucioni publik në këtë komunë.
Pas procedurave të verifikimit, policia konstatoi se paratë ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre.
Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës e falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit