Plagoset me armë një person në Istog, i dyshuari në arrati

Kronikë

Plagoset me armë një person në Istog, i dyshuari në arrati

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 22:09
Fotoilustrim

Një person është lënduar nga arma e zjarrit sonte në fshatin Banjë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 20:50, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij”, tha Rugova.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat