Vrasje në tentativë në Istog, i plagosuri në QKUK, i dyshuari në kërkim të policisë

Kronikë

Vrasje në tentativë në Istog, i plagosuri në QKUK, i dyshuari në kërkim të policisë

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 09:53
Fotoilustrim

Mbrëmjen e djeshme pati të shtëna me armë në drejtim të një personi në Istog ku për pasojë mbeti i lënduar.

Ai u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa policia tha se janë në kërkim të të dyshuarit.

“Istog, 07.08.2026 – 20:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim të policisë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat