E trishtë: Ra nga objekti para një jave në Prizren, vdes i mituri në QKUK

Kronikë

E trishtë: Ra nga objekti para një jave në Prizren, vdes i mituri në QKUK

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 08:53
Fotoilustrim

Një i mitur ka vdekur mbrëmë, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas incidentit viktima ishte dërguar me lëndime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim të vazhdueshëm.

Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka humbur jetën.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Policia njëherësh e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat