Dy të arrestuar në Tiranë dhe Has për kultivim të bimëve kanabis sativa - Bota Sot
Dy të arrestuar në Tiranë dhe Has për kultivim të bimëve kanabis sativa

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Tiranë dhe Has për kultivim të bimëve kanabis sativa

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 15:32

Në tre operacione në Tiranë dhe Has, policia ka asgjësuar 223 rrënjë bimë kanabis sativa. Në Tiranë, u arrestua Albert Hoxha, 40 vjeç, sepse në fshatin Palaq kishte kultivuar në një parcelë 193 rrënjë bimë narkotike.
Ndërsa në Has, në fshatin Tregtan , në pyll, kanë gjetur dhe sekuestruar 130 bimë narkotike kanabis sativa.

Kurse policia e Vlorës, ka arrestuar një 52-vjeçar, Ligor Fejzaj, pasi akuzohet se për “Kultivimin e Bimëve Narkotike”. Në fshatin Tragjasë, në vendin e quajtur “Gropa e Fikut”, ky shtetas ka kultivuar në stanin e tij rreth 4000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat