Shkodër-Krujë, asgjësohen 84 parcela me bimë narkotike

Kronikë e zezë

Shkodër-Krujë, asgjësohen 84 parcela me bimë narkotike

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 20:54

Policia e Shkodrës, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së enjte janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht në fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 820 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Në fshatin Karmë, në Bashkinë Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4 parcela me 222 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia nuk ka gjetur asnjë prej autoreve të kultivimit të kanabisit. Më herët Drejtoria e Policisë së Durrësit ka njoftuar se ka gjetur dhe asgjësuar në një zonë pyjore në fshatin Kursajë 6 parcela me 560 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë në Krujë policia në bashkëpunim me FNSH-në kanë asgjësuar 2662 bimë lëndë narkotike kanabis dattiva. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë,u konstatuan 76 parcela me rreth 2662 rrënjë bimë narkotike, në një lartësi rreth 30-150 cm. Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat